Arrestimi i bashkëthemeluesit të Wikileaks tërbon Pamela Anderson
12 prill 2019
| 14:54
Pamela Anderson ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të bashkëthemeluesit të Wikileaks Julian Assange në ambasadën e Ekuadorit në Londër, nën akuzën për ngacmim seksual. Ajo është shprehur me një fjalor fyes ndaj shtetit britanik.
“Unë jam në shok. Nuk e kam dëgjuar qartë atë që tha ai? Ai dukej shumë keq. Si mundeni ju shteti i Ekuadorit? Si mundeni ju Britani? Sigurisht, ju jeni k*rva e Amerikës dhe ju keni nevojë për një ndryshim nga idiotësitë e Brex-it”– ka thënë Pamela.
Julian Assange u vendos në pranga një ditë më parë. Sipas policisë Metropolitane, ai ndodhet në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster “sa më shpejt të jetë e mundur”.