Arrestimi i djalit të deputetit, Rama: Mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë!
30 shtator 2018
| 15:34
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reagur pas arrestimit të djalit të deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja.
“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund”, ka shkruar kreu i qeverisë në llogarinë e vet në “Twitter”.