
Arrestimi i ish-ushtarëve të UÇK-së nëpër kufijtë maqedonas, Mexhiti: Kemi arritur marrëveshje politike për ta zgjidhur këtë qështje
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka thënë se kanë arritur marrëveshje politike me partnerët e koalicionit që të zgjidhet çështja e problemit me arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nëpër kufijtë maqedonas.
Ai ka thënë se tani janë në negociata vetëm për të zgjedhur modelin se si do të bëjnë zgjidhje dhe se pajtimin politik e kanë arritur.
“Kemi ra dakord në qeveri, kemi marrëveshje politike, që kjo të zgjidhet në mënyrë sistemore me modelin kroat, slloven dhe modelet evropiane”, ka deklaruar ai.
“Një prej çështjeve që ka mbetur prej të kaluarës është çështja e arrestimit të ish-ushtarëve të UCK-së. Këtë problem s’e kanë zgjidhur pushtetet e kaluara”, ka thënë ai për KosovaPress. “Po shohim cilin model ta aplikojmë”, ka shtuar Mexhiti.