Arrestimi i Liridon Rexhepit nën dyshimin se punoi për Mossad, avokati Koci publikon deklaratën e familjes
Intelegjenca turke (MIT), ka arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad. Avokati Arianit Koci, tashmë përfaqësues i familjes Rexhepi, ka publikuar një deklaratë të familjes në të cilën thuhet se “asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni”.
Në deklarattën e familjes, të cilën e transmeton avokati Koci thuhet se “janë të befasuar me arrestimin e tij nga autoritetet turke”.
Postimi i plotë i Kocit:
Si përfaqësues i autorizuar i familjes së Liridon Rexhepit opinionit publik po ia përcjell këtë porosi:
Të nderuar qytetarë;
Të nderuar familjarë, shokë, miq e dashamirë;
Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll.
Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni.
Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin insitucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.
Të gjitha informatat eventuale, do të përcjellën përmes të autorizuarit tonë avokatit Arianit Koci.
Me respekt, familja Rexhepi