Arrestimi i Molliqajt, Mushkolaj: I panevojshëm ky spektakël i policisë

01 shkurt 2022 | 21:07

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar për arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt.

Mushkolaj ka shkruar në “Facebook” se arrestimi i Molliqajt ishte i panevojshëm.

“Dardani dje ka mbajtë konferencë publike për media në selinë e partisë. Sot e kam taku n’qytet. Policia nuk e arrestoi as dje, as sot ditën. E arrestoi sonte, para intervistës n’T7. E panevojshme të arrestohet nga dhjetëra policë. I panevojshëm ky spektakël i policisë. Të panevojshëm këta filma të pushtetit”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Berat Buzhala, i cili ishte pjesë e protestës të…