Arrestimi i politikanit serb në veri, IPK-ja: S’kemi ankesë, por do t’i analizojmë pamjet
10 shtator 2024
| 19:54
Policia e Kosovës ka arresuar sot në veri politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili i fishkëlleu kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka thënë se nuk kanë pranuar ankesë lidhur me arrestimin.
Por, ai ka shtuar se do t’i analizojnë pamjet e rrethanat e rastit në fjalë.
“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë arrestim, sidoqoftë sipas detyrës zyrtare do ti analizojmë pamjet dhe rrethanat e rastit dhe do të veprojmë konform auotorizimeve ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka për Express.
Ndërsa, më parë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se Arsenijeviq është gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike.