Arrestimi i shtetasit të Kosovës në Serbi, reagon Ministria e Jashtme

01 qershor 2024 | 23:59

Një shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar në Serbi, në pikën Kufitare në Merdarë pasditen e sotme. Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Në reagimin e MPJD-së thuhet se Tefik Mustafa është arrestuar nga autoritetet e Serbisë për krime të pretenduara të luftës.

“Sot pasdite Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi është njoftuar për arrestimin e qytetarit të Republikës së Kosovës, z. Tefik Mustafa, nga autoritetet e Serbisë në Merdarë, me akuza për gjoja krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999”- thuhet në reagimin  e MPDJ-së.

Reagimi i plotë i MPJD-së

Njoftim mbi arrestimin e një qytetari të Kosovës në Serbi

Sot pasdite Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi është njoftuar për arrestimin e qytetarit të Republikës së Kosovës, z. Tefik Mustafa, nga autoritetet e Serbisë në Merdarë, me akuza për gjoja krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi menjëherë i ka njoftuar misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd si dhe i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për konfirmim të arrestimit dhe për ofrimin e detajeve tjera relevante, në të cilën kërkesë është përfshirë edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi.

Gjithashtu do të paraqes kërkesë zyrtare autoriteteve serbe për të lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojë z. Tefik Mustafa, në mënyrë që shteti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës të njoftohet më konkretisht për trajtimin që po i bëhet z. Mustafa nga organet serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

MPJD për këtë arrestim ka njoftuar dhe shtetet e Kuint-it në Kosovë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë.

Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se zjarri i…