Arrestimi i spiunit të Serbisë, Selimi: I gjithë gjyqi në Hagë duhet të vihet në pikëpyetje
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka folur rreth arrestimit të dy personave, të cilët dyshohet se janë spiunë të BIA-s serbe, arrestim që ka ndodhur dy ditë më parë nga Policia e Kosovës.
Njëri nga ta është edhe dëshmitar në Gjykatën Speciale, në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Duke i komentuar këto zhvillime, Selimi ka vlerësuar se i gjithë procesi në Hagë duhet të vihet në pikëpyetje.
“Tani rezulton se një nga anëtarët e dyshuar të arrestuar të Agjencisë së inteligjencës serbe është gjithashtu dëshmitar në Dhomat e Specializuara. Duke marrë parasysh rolin e dokumentuar pa mëdyshje dhe të padiskutueshëm që shërbimi sekret serb luajti në këtë proces, i gjithë gjyqi tani duhet të vihet në pikëpyetje”, ka shkruar Selimi në “X”.
It now transpires that one of arrested suspected members of Serbian intelligence agency is also a witness at @SpecialChambers. Considering the unequivocally documented & indisputable role Serbian secret service played in the process, the entire trial must now be under question. https://t.co/R4RhMLTqpg
— Petrit Selimi (@Petrit) June 6, 2024