Arrestimi i Veliajt, Rama mbledh sot punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin ‘Skënderbej’

20 shkurt 2025 | 12:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar një mbledhje emergjente në sheshin “Skënderbej”, me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, ditën e sotme në orën 16:30.

Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se mbledhja vjen pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se më hërat gjatë javës së kaluar, Rama ka zhvilluar takime me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, ku edhe u vendos delegimi i firmës së kryebashkiakut Veliaj te Anuela Ristani.

Po ashtu, kujtojmë se shumë punonjës të bashkisë, por edhe simpatizantë të Veliajt, javën e kaluar gjatë seancës gjyqësore ndaj kryebashkiakut, dolën të protestonin para SPAK në mbështetje të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorik Lipoveci, ish-këshilltari i ministrit Xhelal Sveçla, ka bërë me…