
Arrestohen 10 persona në Suharekë, u kapën duke luajtur bixhoz
01 mars 2025
| 11:33
10 burra janë arrestuar në Suharekë për bixhoz të paligshëm.
Ata u kapën nga policia duke luajtur në një kafiteri që ishte pronë e njërit prej të arrestuarve.
“Rr. Brigada 123, Suharekë 28.02.2025-21:00. Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit janë hasur në një kafiteri, e cila ishte pronë e njërit nga të arrestuarit duke luajtur bixhoz. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.