Arrestohen 12 protestues para zyreve të ZRrE-së: Shteti në shërbim të KEDS-it

02 prill 2025 | 10:45

Janë arrestuar 12 persona para zyrave të ZRrE-së, aty ku po protestonin që nga ora 8:00 e mëngjesit, kundër ngritjes së çmimit të rrymë.

“KEDS t’i kthehet Kosovës’, profil në “Facebook”, ku po mblidhen qytetarë në kundërshtim të këtij vendimi që po e përkrah edhe qeveria e që do ta rëndoj jetën e qytetarëve, ka njoftuar se aktivistët edhe janë rrahur.

Njoftimi i plotë:

Shteti në shërbim të KEDS – policia arreston brutalisht 12 qytetarë/e të iniciativës “Asnji cent ma shumë”!

Pas presidentes, Ministrisë së Ekonomisë dhe ZRrE-së, stafeta kaloi te Policia e Kosovës. Të gjithë në mbrojtje të interesit privat. Të gjithë bashkë në ruajtjen dhe garantimin e përfitimeve të KEDS-it. Presidentja e qeveria përmes ZRrE-së, përmes propozimeve dhe vendimeve politike kurse policia e Kosovës përmes grushtave dhe shufrave metalike. Në orën 8, kur edhe fillon orari zyrtar i punës së ZRrE-së, ne aktivistët/et e iniciativës “Asnji cent ma shumë” kemi bllokuar zyrat e ZRrE-së. Me zell të pakuptueshëm nga ana e pjesëtarëve të policisë, janë arrestuar dhe rrahur 12 aktivistë/e. Janë rrahur egërsisht vetëm pse po protestonin kundër rritjes edhe ashtu të rritur të çmimit të energjisë. Të rrahur/a dhe të arrestuar/a po mbahen në polici. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, kurse qytetarët/et i ftojmë të na bashkohen te zyrat e ZRrE-së.

Asnji zyrtar i ZrRE nuk mund të punojë aty. Jo deri në një zotim se nuk kanë për të aprovuar asnjë rritje. Deri atëherë ai nuk është vendi i tyre i punës. Deri atëherë ne jemi dhe duhet te jemi në bllokadë.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet: 02.04.2025 *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…