Arrestohen 22 persona të dyshuar për prostitucion
Policia e Kosovës ka arrestuar njëzet e dy (22) persona të dyshuar për përfshirje në vepra të kundërligjshme “mundësim ose detyrim në prostitucion”,” marrje me prostitucion “ dhe “ofrim i lokalit për prostitucion”
Sipas policisë, personat janë arrestuar në rajonin e Prishtinës dhe Gjakovës.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), Njësitë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ), në rajonet respektive, në Gjakovë dhe në Prishtinë, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, këto tri ditë kanë realizuar operacione policore, nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme dhe ka rezultuar që:
1. Në rajonin e Prishtinës më 18.09.2018, nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz (DHTQNJ), janë identifikuar dhe janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe tetë (8) të dyshuara femra k-shqiptare, nën dyshimin për vepra të kundërligjshme, konkretisht për “mundësim ose detyrim në prostitucion”. Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
2. Në rajonin e Gjakovës më 19.09.2018, janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar 1. K.R. m/sh/kosovare; 2. V. Ç. f/sh/kosovare,; 3. N. B. rae/serbe; 4. M. B. m/sh/kosovar; 5. M. P. m/sh/kosovar; 6. B.I. rae/kosovar; dy prej tyre (të dyshuarit nr. 1 dhe nr. 2) janë ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë nën dyshimin për “mundësim ose detyrim në prostitucion” ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për veprën kundërvajtëse ”marrje me prostitucion“.
3. Në rajonin e Prishtinës më 20.09.2018, gjatë një plani taktik janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar si në vijim: 1. L.K. f/sh/kosovare; 2. SH.K. f/sh/k; 3. B.L. f/sh/k; dhe 4. A.F. f/sh/k.
Të dyshuarat nr. 1 dhe nr. 2 janë arrestuar nën dyshimin për vepër penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokalit për prostitucion” kurse të dyshuarat nr. 3 dhe nr. 4 për veprën kundërvajtëse” marrje me prostitucion “.
Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara nr. 1 ndalet për 48 orë, ndërsa tri të dyshuarat tjera lirohen në procedurë të rregullt.
/Epoka e re/