Arrestohen 40 persona të dyshuar gjatë 24 orëve të fundit

13 korrik 2021 | 10:31

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 40 persona për vepra të ndryshme dhe incidente kriminale.

Më poshtë po e publikojmë raportin e plotë të Policisë së Kosovës të datës 11 dhe 12 korrik, sipas Drejtorive Rajonale.

◄                                Drejtoria Rajonale Prishtinë

INCIDENTET KRIMINALE

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Podujevë 12.07.2021 – 02:35. Është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtaret policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

  • Prishtinë 12.07.2021 – 11:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, me nënshtetësi angleze, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
  • Fushë Kosovë 12.07.2021 – 20:06. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë përleshur në mes vete. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

KANOSJE

Fushë Kosovë 12.07.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

  • Prishtinë 12.07.2021 – 02:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet.
  • Prishtinë 12.07.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Turk shtetas i Turqisë, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Obiliq 12.07.2021 – 19:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht të bijën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

NGACMIM SEKSUAL

Prishtinë 10.07.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull, dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht fëmiun e tij të mitur. Njësia policore është duke hetuar rastin.

FALSIFIKIM I PARASË

  • Lipjan 12.07.2021 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se një person ka deponuar një shumë parash, ku në mesin e tyre ishte një kartëmonedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.
  • Fushë Kosovë 12.07.2021 – 3:38. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një konsumatorë ka blerë gjera ushqimore me një kartëmonedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.

MASHTRIM

Lipjan (NN) 12.07.2021 – 20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte arrit të mashtroj persona të ndryshëm, të paguajnë shuma të ndryshme, që të ndihmojnë fëmijë/persona të sëmurë. I dyshuari kishte përdorur pa autorizim fotografit e fëmijëve të sëmurë. Janë sekuestruar një lap-top dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Raport shtesë:

PRANIM I RUSHFETIT/NDIHMË NË KRYERJEN E VEPRES PENALE

Prishtinë (NN) 09.07.2021 – 09:00. Lidhur me rastin, më 12.07.2021 pas hetime të zhvilluara është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe njëjti, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

RASTET TJERA- NGJARJET:

◄                                   Drejtoria Rajonale Gjilan

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Kamenicë 12.07.2021 – 09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK Vërmicë (NN) 12.07.2021 – 14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.

◄                                 Drejtoria Rajonale Ferizaj

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Ferizaj 12.07.2021 – 16:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

◄                                   Drejtoria Rajonale Prizren

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË FAMILJARE

  • Prizren 11.07.2021 – 22:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
  • Prizren 11.07.2021 – 22:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka qenë në restorant me dy fëmijët dhe të dyshuarin mashkull (bashkëshortin e saj) kosovar, pas një fjalosje i dyshuari e kishte kap për krahu duke i shkaktuar lëndime. Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore dhe më fëmijët e saj e njëjta strehohet te familja e saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

SULM FIZIK

Prizren 12.07.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

FALSIFIKIM I PARASË

Prizren  12.07.2021 – 15:00. Raportohet se zyrtaret e një banke, kanë raportuar se një person ka deponuar një shumë parash, ku në mesin e tyre ishte një kartëmonedhë prej 50 paund anglez, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.

ZJARRVËNIE

Suharekë 12.07.2021 – 15:43. Viktima mashkull kosovar ka informuar se ara e tij prej 3.6 hektar, e mbjellur me grurë, është përfshirë në zjarr. Dyshohet se zjarri është përhapur, pasi që persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin disa mbeturinave. Sipas viktimës, dëmi është i konsiderueshëm. Rasti është duke u hetuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Prizren 12.07.2021 – 01:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe me drejtues mashkull kosovar. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i automjetit duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushte të rrugës, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe bie nga ura poshtë. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pesë pasagjerët e tij. Të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar  për në shtëpi.

◄                                   Drejtoria Rajonale Pejë

INCIDENTET KRIMINALE

HETIM I VDEKJES

Deçan 12.07.2021 – 17:28. Raportohet se pasi që i është keqësuar gjendja shëndetësore viktima mashkull kosovar është dërguar në Spitalin e Pejës, ku më pas i njëjti ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Klinë (Dn:668-161) 12.07.2021 – 15:30. Viktima mashkull K-Serb ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që dyshohet që është rrahur nga persona të pa njohur. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Pejë 12.07.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

  • Klinë 11.07.2021 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Pejë 12.07.2021 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Pejë 12.07.2021 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Deçan 10.07.2021 – NN. Nga QKMF – Deçan është njoftuar se nga fshatar të ndryshëm disa persona ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes. Me vendim të prokurorit, më 12.07.2021 është hapur rast dhe është duke u hetuar.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Pejë 12.07.2021 – 11:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që tek të njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 157.7 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, një peshore digjitale, 548.65 euro para të gatshëm dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

Deçan 12.07.2021 – 18:35. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është vjedhur pistoleta me 50 fishek (me leje). Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

◄                                  Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË

Gjakovë 11.07.2021 – 21:40. Raportohet se shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur fizikisht në mes vete, ku janë përdorë edhe armë zjarri. Si pasoj, katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore, tre prej tyre nga përleshja fizike, ndërsa një nga arma e zjarrit. Te lënduarit janë dërguar ne Spitalin e Gjakovës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar është gjetur arma Zoraki me një karikator të zbrazët. Pesë të dyshuar janë arrestuar, dy prej tyre dërgohen në mbajtje, ndërsa tre janë ne Spitalin e Gjakovës nën mbikëqyrje të policisë.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

  • Gjakovë 12.07.2021 – 20:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Gjakovë 12.07.2021 – 21:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
  • Gjakovë 12.07.2021 – 21:10. Janë arrestuar tret të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë përleshur në mes vete. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Është konfiskuar një sopat dhe një thikë. Me vendim të prokurort, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

DEMTIM PRONE

Gjakovë 12.07.2021-08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar dritaren dhe kanë depërtuar në brendi të objektit ku kane demoluar gjera tjera. Nuk dihet vlera e demit të shkaktuar, përderisa rasti vazhdon nen hetime.

VJEDHJE E RENDË

Gjakovë 12.07.2021-07:25.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në brendi të objektit me ç ‘rast kane vjedhur një kabllo elektrike dhe disa vegla pune. Rasti nen hetime.

DHUNË FAMILJARE

  • Rahovec 12.07.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar dy prindërit e tij. Nuk raportohet për te lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 12.07.2021 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE

Gjakovë 12.07.2021 – 14:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë, është rrezuar nga një lartësi prej 2 m dhe ka pësuar lëndime trupor. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

◄                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

INCIDENTET KRIMINALE

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Vushtrri 12.07.2021 – 20:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shtënë me armë zjarri në aheng familjar. Është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe 7 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

ZJARRVËNIE

Skenderaj 12.07.2021 – 18:20. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dyshohet qëllimisht persona të pa njohur i kanë vënë zjarri shtëpisë së saj. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Sipas ankueses, vlera e dëmit është rreth 6000 euro. Rasti është duke u hetuar.

RASTET TJERA – NGJARJET :

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rruga Skenderaj-Klinë 12.07.2021 – 11:10. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasoj, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit dhe një pasagjer, të gjithë meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

◄                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Mitrovicë (NN) 12.07.2021 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar 60 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 64.40 euro par të gatshme, një peshore digjitale dhe një telefon mobil. I dyshuari i tret mashkull kosovar më të parë njësinë policore është arratisur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

ANULIM I QËNDRIMIT AFATSHKURTËR

Qendra Tregtare Prizren (NN) 12.07.2021 – 14:30. Raportohet se gjatë implementimit të planit operativ, janë takuar katër femra Rome shtetase të R. Shqipërisë duke kërkuar lëmoshe. Është vërtetuar se të njëjtat janë duke qëndruar në Kosovë pa e lajmëruar adresën e banimit, qëndrojnë në kundërshtim me qëllimin e hyrjes në Kosovë, nuk posedojnë mjete të mjaftueshme për jetesë dhe kërkojnë lëmoshë. Ndaj tyre është inicuar vepra e lartcekur dhe të njëjtat janë depërtuar përmes SPK Vermicë.

KONTRABANDIM ME MALLRA

Gjilan 12.07.2021 – 04:15. Raportohet se është ndaluar automjeti Kombi me targa franceze, që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte mjete amvisërie të përdoruar pa dokumente përcjellëse. Automjeti me mall është dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

TRANSPORTIM ILEGAL I DRUVE

Fsh. Kerpimeh 12.07.2021 – 19:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në kamionin e tij kishte të ngarkuar rreth 4 metra dru pa dokumentacionin përkatës. Drutë janë konfiskuar nga APK. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 60 persona kanë vdekur në Irak, pas…