Arrestohen 5 persona në Gjakovë për prostitucion
Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjakovë dje ka arrestuar pesë persona të dyshuar për prostitucion.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se tre nga pesë të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, ndërsa dy të tjerët në qendër të Gjakovës.
Sipas policisë së Kosovës tre të gjithë personat e arrestuar janë hetuar gjatë dhe ka dyshim të bazuar për kryerjen e veprës.
“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 04.03.2021-20:00. Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.
“Gjakovë 04.03.2021-22:00. Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, shpjegon policia gjithashtu.
Pesë të arrestuarit pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës janë liruar në procedurë të rregullt.