Arrestohen 6 persona për organizim të lojrave të fatit në Obiliq
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq janë arrestuar gjashtë persona për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Pasditen e së martës, Policia e Kosovës në Komunë e Obiliqit ka arrestuar gjashtë persona për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, njësitë policore në koordinimit me prokurorin e shtetit dhe urdhëresës së gjykatës kanë bërë kontrollin e gjashtë lokaleve afariste nën dyshimin se në ato lokale janë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme,.
Gjatë kontrollit të realizuar janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar 8 pajisje përmes të cilave dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.