Arrestohen 7 persona në Ukrainë për sulm në një kamp të romëve
24 qershor 2018
| 15:08
Policia ukrainase ka bërë me dije se shtatë persona janë arrestuar lidhur me sulmin vdekjeprurës në një kamp të romëve.
Autoritetet atje kanë thënë se një 24-vjeçar rom nga një fshat në afërsi të qytetit Rivne është vrarë gjatë sulmit, i cili është kryer nga një grup i personave me maskë, gjatë natës së 23 qershorit,
Policia ka thënë se edhe tre persona janë dërguar në spital, pasi janë therur me thikë gjatë këtij sulmi, përfshirë edhe një djalë 10-vjeçar, raporton “Rel”.
Ky ishte sulmi i pestë në kampet e romëve në perëndim të Ukrainës në dy muajt e fundit.