Arrestohen aktivistët e AAK-së që i vendosën Kurtit arkivolin para hyrjes së Qeverisë
02 mars 2020
| 12:23
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku po diskutohet për taksën 100 për qind ndaj Serbisë, ka bërë me dije se janë arrestuar aktivistët e rinj të kësaj partie për shkak të vendosjes së një arkivoli para hyrjes së Qeverisë.
“Shprehi keqardhje për arrestimin e të rinjve të AAK-së, vetëm pse po kryenin një aktivitet para Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.
Sipas këtij aksioni, ky arkivol simbolizon “varrosjen e premtimeve” të kryeministri Ramush Haradinaj.