Arrestohen Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni dhe Nol Nushi

16 korrik 2021 | 12:39

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar të premten një aksion simbolik tek objekti i ish-Rilindjes.

Ky aksionin është mbajtur për të kundërshtuar taksën prej pesë eurosh për tiketën ngjitëse, që vjen pas marrëveshjes së Ministrisë së Infrastrukturës me kompaninë “Auto Control Kosova”.

Në këtë aksion sipas pamjeve të publikuara në media në mënyrë të dhunshme është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe zyrtarët e kësaj partie Zgjim Hyseni e Nol Nushi.

Në mesin të arrestuarve është edhe një i moshuar.

Deri tek arrestimi i zyrtarëve të PSD-së, erdhi pasi ata kanë shkruar parullën “zhvatës”, në makinat zyrtare të disa ministrive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka kërkuar nga Qeveria e…