Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

11 prill 2021 | 17:40

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një protestë në Thirrë të Shqipërisë kundër hidrocentralit në këtë zonë.

Pjesë e kësaj proteste ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje me kandidatët për deputetë në zgjedhjet atje.

Ilaz Shehu, kandidati për deputet që garon si i pavarur por i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që të lirohen aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje pasi sipas tij pas mbylljes së protestës, policia e shtetit ka ndjekur aktivistët në mënyrë tinëzare, duke i ndaluar më tej dhe duke i shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës.

“Mbas mbylljes së protestës, dhjetëra kilometra larg vendit të protestës policia e shtetit i ka ndjekur aktivistët në mënyrë tinëzare, duke i ndaluar më tej dhe duke i shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës. Ky pushtet nuk ka qenë kurrë më gabim se tani, kur krijon idenë se mund të na stepë me shoqërime dhe arrestime. Kjo ne na bën edhe më të vendosur për ta vazhduar më tej atë që kemi nisur”, ka shkruar Shehu në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e mposhti Llapin (2-4), derisa trajneri Ardian Nuihu është…