
Arrestohen drejtuesit e kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë
29 mars 2018
| 10:25
Drejtuesit e kolegjit “Mehmet Akif”, Mustafa Erden dhe Jusuf Karabina, janë arrestuar sot në mengjes nga Policia e Kosovës.
Arrestimi i tyre ka ardhur si pasojë e kërkesës së shtetit turk, të cilët janë përkrahës të Fethullah Gülen.
Rrjeti Gulistan me shkollat e saja në Kosovë vepron që nga viti 2000.
Njoftimi i kolegjit “Mehmet Akif”:
Sot në mengjes janë arrestuar në mënyrë misterioze, drejtori i institucioneve “Gulistan” z. Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.
Ende nuk dihet vendndodhja e tyre.