
Arrestohen dy anëtarët e familjes Hoti për plagosjen dhe rrahjen e tre vëllezërve Bullaku në Klinë
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në Klinë, ku pas një konflikti mes disa personave, një person mbeti i plagosur dhe dy të tjerë u lënduan gjatë përleshjes. Dy persona janë arrestuar tashmë nga Policia dhe të dy janë familja Hoti, raporton Sinjali.
Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Burim Hoti nga fshati Jashanicë, i cili fillimisht ka ikur me veturën e tij, por tashmë është kapur, ndërsa është arrestuar edhe një familjar i tij.
Të dy dyshohen për tentim vrasjen e vëllezërve Bullaku, Samir Bullakut, Nezir Bullakut dhe një vëlla tjetër i tyre.
“Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy (2) personave tё dyshuar.
Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar:
njё (1) armё pistoletё M57
- njё (1) karikator i sё njёjtёs armë
- pesё (5) fishekё kal: 7.62mm
- dy (2) gёzhoja kal:7.62mm
- njё mjet i mprehtë (brisk).” – njoftoi Policia.
Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.