Arrestohen dy bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Gruevski

14 nëntor 2018 | 11:54

Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës është arrestuar ish-ministri i Transportit në Maqedoni, Mile Janakievski si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, të cilët kanë mbajtur këto pozita kur partia opozitare, VMRO DPMNE-së ka qenë në pushtet.

Vendimin për arrestimin e Janakievskit dhe Bozhinovskit e ka bërë të ditur Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike.

Që të dyve u është përcaktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për shkak mundësisë që të ikin nga shteti.

Ish-ministri Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinovski akuzohen për disa vepra, për të cilat është duke vazhduar procesi gjyqësor bashkë me ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.
Arrestimi i tyre vjen pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga

Maqedonia.

Ai ka njoftuar të martën që gjendet në Hungari, vend në të cilin ka kërkuar azil politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët kur duhet të kërkonin telekomandën e televizorit mund të…