Arrestohen dy gra në Prizren, sulmuan një të mitur dhe zyrtarët policorë
24 prill 2024
| 08:53
Janë arrestuar dy gra në Prizren, pasi e kanë sulmuar fizikisht një të mitur, e më pas kanë penguar dhe sulmuar edhe zyrtarët policorë.
Dy të dyshuarat dhe dy zyrtarë policorë, një mashkull dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarat, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
“Prizren 23.04.2024 – 13:22. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht një të mitur, ku më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy të dyshuarat dhe dy zyrtarë policorë, një mashkull dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.