Arrestohen dy ish-policë në Zubin Potok, iu gjetën uniforma, armë e dokumente të ndryshme

14 dhjetor 2024 | 11:41

Dy ish-pjesëtarë serb të Policisë së Kosovës janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Zubin Potok. Njëri për armëmbajtje pa leje, e tjetri për përvetësim në detyrë.

Tek shtëpia e njërit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Zubin Potok / 13.12.2024 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Tek shtëpia e tjetrit, janë gjetur një uniformë, një folder me dokumente dhe një shtëpizë kompjuteri.

“PËRVETËSIM NË DETYRË – Zubin Potok / 13.12.2024 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( ish pjesëtar i Policisë Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës dhe ish-kreyenegociatori në dialogun me Serbinë, Avni…