Arrestohen dy kosovarë në Holandë, kapën me 1459 kg kokainë
17 prill 2020
| 23:26
Në Rotterdam të Holandës janë arrestuar pesë persona, në mesin e tyre dy kosovarë, pasi janë kapur me 1459 kilogramë kokainë.
Mediat holandeze njoftojnë se bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Peja, një 55-vjeçar nga Mirusha e Kosovës, një 44-vjeçar nga Turqia, një 43-vjeçar nga Lushnja e Shqipërisë dhe një 32-vjeçar nga Issoire i Francës.
Sipas mediave, të pesë të dyshuarit u arrestuan nën dyshimin e përfshirjes në import dhe transport të kokainës.
Sipas autoriteteve në Rotterdam, të arrestuarit ishin në kërkim të dy kontejnerëve ku ishin fshehur sasi të drogës./Ballkanweb