
Arrestohen dy persona në Gjakovë për paratë e falsifikuara
10 janar 2019
| 10:35
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre kanë gjetur dhe konfiskuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.