
Arrestohen dy persona në Pejë
12 tetor 2019
| 14:16
Në rrugën “Gazmend Zajmi” në Pejë të premten, janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit fillimisht kanë penguar zyrtarët e KEDS-it që ishin në shkyçje nga rrjeti elektrik.
Siç thuhet në raportin e policisë, të njëjtit kanë penguar edhe dy zyrtarë policorë që ishin në asistencë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.