
Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për vjedhjen e një motoçiklete
01 nëntor 2020
| 12:31
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë pasi që dyshohen se kanë vjedhur një motoçikletë.
Sipas komunikatës nga policia, vjedhja ishte kryer më 11 tetor të këtij viti, ndërsa gjatë së dielës është bërë identifikimi dhe arrestimi i tyre. A.G. dhe V.M. janë të arrestuarit që dyshohen për kryerjen e veprës penale.
“Pas intervistimit tё dyshuarit tё dytё, i njëjti ka pranuar se ka blerё motoçikletёn nga i dyshuari i parё, ndёrsa i dyshuari i parё pas intervistimit ka pranuar veprёn ‘vjedhje e rёndё’, poashtu gjatё intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe pesё (5) vepra tё tjera tё natyrёs sё njejtё”, thuhet në njoftimin policor.
Motoçikleta e vjedhur pas konfiskimit iu është kthyer pronarit legjitim.