Arrestohen dy persona në Podujevë për tentim vrasje

05 korrik 2024 | 10:31

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për tentim vrasje në fshatin Potok të Podujevës.

Sipas PK-së të arrestuarit kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj një personi i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja dhe Gjermania luajnë sot në kuadër të çerekfinales së…