![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/arrestohen-dy-persona-hd-1469879436-7973511-1490816710-8552631_1491843617-2479292-2-730x440-600x360-1.jpg)
Arrestohen dy persona në Prishtinë, i sulmuan fqinjët
07 maj 2024
| 08:56
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë.
Ata dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht dy fqinjë të tyre.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë 06.05.2024, 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, fqinjët e tyre. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”