Arrestohen dy persona në Prizren për shpërlarje të parave
28 shtator 2023
| 08:45
Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave”.
Policia njofton se rasti kishte ndodhur më 1 qershor 2019, ndërkaq të dyshuarit, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar ditën e djeshme.
“Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.