Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Kaçanik
Më 26 tetor rreth orës 04:55 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion, se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut në një pikë karburanti është një rast i grabitjes së armatosur.
Në lidhje me këtë ekipe të policisë të stacionit në Kaçanik kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga aty kanë mësuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit me pushkë automatike, ka arritur të grabisë një shumë të caktuar të të hollave dhe të largohet këmbë në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë filluar këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa në anën kanë nisur kërkimin e personit, apo personave të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur hetuesit dhe krimteknikët rajonal, ndërsa në anën tjetër kanë nisur kërkimin personave të dyshuar.
“Hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer grabitjen, ndërsa kanë bastisur dy lokacione të dy personave të dyshuar dhe aty kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar: 3 armë të zjarrit, 2 pushkë automatike dhe një pistoletë, sasi e municionit, karikatorë, një radiolidhje, sasi e narkotikëve, një shufër metalelike, dorëza, maskë, telefona, me të cilat dyshohet se është kryer grabitja. Dy të dyshuarit K.Ç ( M/K) i moshës 22-vjeçar dhe A.Ç ( M/K) i moshës 21-vjeçar janë arrestuar dhe shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Grabitje dhe armëmbajtje pa leje’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.