Arrestohen dy persona për lëndim trupor
11 dhjetor 2022
| 16:21
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 10 dhjetor, rreth orës 00:10 kanë marrë informatën se në një lokal në fshatin Plemetin të Obiliqit, një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe menjëherë kanë identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar: – S.J, mashkull, 22 vjeç dhe – M.B, mashkull, 20 vjeç. Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është hapë rast për veprën lëndim trupor”, ka njoftuar policia.