Arrestohen dy persona, sekuestrohen tri armë zjarri
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një rast kanosje, që ka ndodhë në Plemetin të Obiliqit, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i njësive të stacionit të Obiliqit ai që ka mundësuar ndalimin e automjetit (me targa të huaja),të cilin e drejtonte personi dyshuar: -A.S, mashkull, 47 vjeç, i cili është arrestuar nga ana e policisë dhe po të njëjtit në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për veprat kanosje dhe armëmbajtje pa leje, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Bazuar në hetimet e zhvilluara dyshohet se rastit i ka parapri një incident në trafiku (dyshohet për inskenim aksidenti), për çka sot rreth orës 08:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Obiliqit është arrestuar personi i dyshuar A.G, mashkull, 18 vjeç.
I dyshuari A.G, përveç këtij rasti, aktualisht është duke u intervistuar nga ana e policisë edhe për dy raste të tjera (vjedhje) në të cilat ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti është i përfshirë.