Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Arsim Hamitit

13 shkurt 2023 | 08:46

Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhur mbrëmë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.

Puna operative e hetimore që kanë ndërmarrë hetuesit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. Të arrestuarit janë – A.M, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të arrestuarve iu janë sekuestruar një arme e ftohtë (thikë), që dyshohet të jenë përdorë në rast.

Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i Policisë së Kosovës i bërë mbrëmë, menjëhere pas rastit, ku u ther e më pas vdiq në QKUK, Arsim Hamiti.

Vritet një person më Fushë Kosovë

Me datën 12.02.2023, rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull, 41 vjeç,i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është shpëtuar nga rrënojat gati një javë pas…