Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata

11 nëntor 2021 | 15:24

Gjatë ditës së sotme, njësitet policore në Mitrovicë dhe Vushtrri, kanë arrestuar dy persona për të cilët ishin aktive dy urdhëresa të lëshuar nga gjykatat kompetente.

“Realizimi i urdhëresës së parë përkatësisht arrestimi i: E. C.,18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë, ndaj të cilit Gjykata kompetente kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale “Dhunim”, pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa realizimi i urdhëresës së dytë, përkatësisht arrestimi i: M. H.,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë, ndaj të cilit gjykata kompetente kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale “Falsifikim i parasë ”, pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej një viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga Covid-19,…