Arrestohen dy personat e dyshuar që ishin në kërkim

20 janar 2023 | 15:54

Falë një bashkëpunimi të mirë mes qytetarëve me Policinë e Kosovës është mundësuar identifikohemi dhe arrestimi i dy personave që janë të dyshuar për tentim vjedhje.

“Aktualisht hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me së paku tri raste (2 vjedhje dhe një tentim vjedhje), ku  dyshohet të jenë të përfshirë personat e  arrestuar:
R.J, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
L.S, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Policia ka falënderuar mediet dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderuar sot…