Arrestohen dy punëtorë të KEDS-it, kjo është arsyeja
Policia e Kosovës ka arrestuar sot personat me iniciale G.G. (1965) dhe B.Th. (1974) në Pejë nën dyshimet për marrje ryshfeti nga një qytetar.
Dy të dyshuarit, punëtorë të KEDS-it dhe të veshur me uniformë të KEDS-it, sipas policisë, kanë shkuar në shtëpinë e një personi, të cilit i thonë se ‘po harxhon rrymë shumë’.
Personi që denoncoi rastin në polici, iu është përgjigjur punëtorëve të KEDS-it se e ka ngrohjen qendrore me rrymë dhe kjo është arsyeja pse fatura është e madhe. Të dyshuarit nga viktima kanë kërkuar, secili nga 100 euro. Personi ka pranuar ofertën e të dyshuarve dhe pasi e kanë lënë vend takimin me të dyshuarit për dhënien e parave, ka raportuar rastin në polici.
Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit për krime të rënda dhe pas një pune operativo-hetimore, Njësiti i Hetimeve të dyshuarit i ka zënë në flagrancë, pasi kanë marrë paratë. G.G. dhe B.Th. pasi intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë dhe ndaj tyre do të ndërmerren masa ligjore.