Arrestohen dy serbë, kaluan ilegalisht kufirin

24 korrik 2021 | 12:00

Policia Kufitare ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë në fshatin Banjë të Zubin Potokut për kalim të paautorizuar të kufirit.

Ata dyshohet që me veturën kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Sipas policisë, në veturë janë gjetur edhe mallra pa dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallrat i janë dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albina Hyseni Varianti Delta është i rrezikshëm sepse ka mundësi…