Arrestohen dy serbë në Gjakovë

24 gusht 2024 | 23:01

Dy serbë janë arrestuar në Gjakovë pasi në veturën e tyre me targa të Serbisë janë gjetur substanca narkotike.

Policia e Kosovës njofton se sot, rreth orës 17:05, gjatë një patrullimi rutinë, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë, dhe gjatë bisedës me ta kanë pranuar se posedonin substanca narkotike.

“Personat e dyshuar, dy meshkuj shtetas serb të moshës madhore, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e dyshuar narkotike, e cila ishte në formë të cigareve (tre copë), është sekuestruar”.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast për hetim “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, bën të ditur policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Firma Kurum ka mbyllur aktivitetin e saj me pretendimin se…