
Arrestohen dy shqiptar të Kosovës, po i transportonin katër afganë ilegalisht
29 mars 2022
| 10:47
Dy të dyshuar shqiptar të Kosovës, janë arrestuar në Vërmicë, të hënën, pasi ishin duke i transportuar me veturën e tyre katër shtetas të Afganistanit.
Në raportin e policisë thuhet se vetura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Vermicë, 28.03.2022 – 21:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit me veturën e tyre janë hasur duke transportuar katër shtetas nga Afganistan. Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”