Arrestohen dy shqiptarë në Kroaci, u kapën me 11 kilogramë heroinë

12 janar 2023 | 08:38

Dy shtetas shqiptarë  janë arrestuar më 10 janar në Kroaci.

Ata janë kapur me mbi 11 kilogramë drogë të llojit “heroine”, vlera e së cilës është mbi gjysmë milioni euro.

Sipas medieve kroate, ata e kishin fshehur drogën në veturë, e cila është zbuluar nga qeni i policisë.

Nga ana e autoriteteve u konstatua se dy shqiptarët hynë nga kufiri me Malin e Zi.

Synimi i tyre ishte që “heroinën”  ta transportonin nga Shqipëria për në tregun e Evropës Perëndimore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey…