
Arrestohen dy të arratisur në Rahovec, ishin të dënuar nga organet gjyqësore
27 mars 2025
| 16:16
Njësiti për Ndërlidhje me Gjykata, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Stacionit Policor në Rahovec, ka arrestuar dy persona në arrati, të dënuar me burgim nga organet gjyqësore në Kosovë.
Si rezultat i këtij operacioni është arrestuar i dyshuari E. S., i dënuar për veprën penale “sulm”, me një dënim prej 1 viti e 10 muajve burgim është arrestuar në Rahovec.
Ndërsa i dyshuari L. K., i dënuar për veprat penale “falsifikimi i parave” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, me një dënim prej 10 muajve burgim është arrestuar në fshatin Xerxë.
Dy të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.