Arrestohen dy të dyshuar për grabitje të armatosur
Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka arrestuar dy persona si të dyshuar për grabitje të armatosur. Është sekuestruar një armë zjarri.
Të paraburgosurit dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 17.02.2021, në një pompë derivatesh në fshatin Vragoli, ku nën kërcënimin e armës, janë grabitur një shumë parash si dhe në tentim grabitjen e ndodhur me 10.03.2021, në po të njëjtin lokacion.
Pas identifikimt të personave, hetuesit policor mbrëmë kanë arrit të arrestojnë njërin nga personat e dyshuar:
“- A.R mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të lënë ftesë për paraqitje të detyrueshme në polici për të dyshuarin e dytë.
Personi i dytë i dyshuar:
– B. Sh mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit si dhe i është sekuestruar një armë e tipi Zoraki”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj personave të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të dy personave tjerë të dyshuar të cilët dyshohet me bazë të jenë pjesë e këtij grupi.