Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Xhamitë e fshatrave të Lipjanit

11 mars 2025 | 07:58

Policia e rajonit të Prishtinës, hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa Xhami në fshatra të ndryshme të komunës së Lipjanit.

Rastet ishin denoncuar në polici përgjatë vitit 2023 dhe 2024, ku dyshohej se, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme e në disa raste kishin dëmtuar dhe asgjësuar edhe pasuri në objektet e zhamive.

”Që nga deponimi i denoncimeve, policia në vazhdimësi  ka ndërmorë një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjeve si dhe identifikimin e të implikuarve.

Progresi i hetimit të rasteve rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve;

  • J. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
  • L. K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët  me rekomandimin e prokurorit të shtetit  u dërguan në mbajtje prej 48 orësh., ndërkaq ndaj tyre u  iniciua një hetim në drejtim të veprave penale  “Vjedhja:, “Vjedhja e Rëndë” si dhe “Asgjësim apo Dëmtim i pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën rreth orës 14.oo, nga hetuesit e Drejtorisë së…