Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë të avokatit Halilaj

23 prill 2020 | 10:54

Policia e Kosovës, lidhur me rastin “Vrasje në tentativë”, i cili kishte ndodhur më datë 14.04.2020 në një fshat të Drenasit, pas hetimeve intensive, ka arritur ta identifikojë njërin prej personave të dyshuar të përfshirë në rast, i cili ka qenë në kërkim policor.

Pas identifikimit të tij, më 22.04.2020, rreth orës 15:30, i dyshuari me inicialet I. L., është paraqitur dhe intervistuar në polici në prani të avokatit të tij, me ç’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vendndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar.

“Hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., i cili është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policorë. Po ashtu i njëjti është paraqitur dhe intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës. Edhe në këtë rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë. Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me aktvendim të tij të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekë në Itali dhe ShBA njoftojnë për ndryshime në lëkurë…