Arrestohen dy vëllezërit për plagosjen e babait dhe të birit në Peshkopi
Një konflikt ndërmjet disa personave ka ndodhur në Peshkopi. Si pasojë e kësaj janë plagosur dy persona.
Babai dhe i biri janë plagosur me mjete të forta, nga dy vëllezër që i kishin komshinj.
Ata janë jashtë rrezikut për jetë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen ‘Treg’, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, ndërhynë dhe bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht “.
“L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër), të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim”, ka njoftuar policia.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, njofton “TCh”.