Arrestohen edhe deputetët Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani
21 mars 2018
| 18:03
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se janë arrestuar edhe deputetët Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani.
“Deputetët po arrestohen dhe përjashtohen nga Kuvendi derisa Kryetari i Kuvendit shan deputetët, jep urdhra për përjashtim dhe zapton atë vend që nuk e meriton. Ai është njeriu më i gabuar për këtë detyrë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve tanë dhe korrigjimin e kësaj marrëveshjeje mashtruese”, është thënë në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.