Arrestohen gjashtë persona në Vushtrri
Policia e Kosovës ka bërë me dije se mbrëmë ka arrestuar në Vushtrri gjashtë persona nën dyshimin për veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.
“Me urdhër të Gjykatës Themelore Mitrovicë janë kontrolluar gjashtë lokale të ndryshme në të cilat ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit, me ç’rast si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar: 30 TV, 17 shtëpiza kompjuteri, dy telefona, tre monitorë, disa bileta për baste, tiketa dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin. Po ashtu në vendngjarje janë arrestuar këta persona: I.M. lindur me 1959 B.B. i lindur me 1980 G.P. i lindur me 1990 S.S. i lindur me 1985, F.I. i lindur me 1968 dhe V.M. i lindur me 1996”, është thënë në njoftimin e policisë.
Personat arrestuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
/Epoka e re/