Arrestohen gjashtë të dyshuar për disa vepra penale në Mamushë
30 korrik 2024
| 12:24
Të hënën janë arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim në Mamushë të Prizrenit kanë kryer veprat penale “pjesëmarrje, organizim i grupit kriminal & posedim i narkotikëve & armëmbajtje pa leje”
Policia njofton se gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: katër armë të ndryshme, 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme e barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20.000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.